Shaw rrezikoi edhe ta humbiste këmbën

Futboll

Shaw rrezikoi edhe ta humbiste këmbën

Më: 8 prill 2022 Në ora: 19:05
Shaw rrezikoi edhe ta humbiste këmbën

Manchester United dhe trajneri Ralf Rangnick do të duhet të bëjnë pa shërbimet e Luke Shaw për të paktën dy apo tre javë. Futbollisti britanik e ka të nevojshme t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr dy bulona metalikë nga këmba e thyer në vitin 2015 në përballjen ndaj PSV.

Dëmtimi ishte tejet i rëndë sa Shaw rrezikoi edhe ta humbiste këmbën, megjithatë falë ndërhyrjes së mjekëve mbrojtësi ia doli të rikthehej në fushë pas plot shtatë muajsh.

Por, tashmë, këmba e dëmtuar në 2015-tën po i jep shqetësime dhe mjekët kanë vendosur që t’i heqin bulonat metalikë të vendosur vite më parë në këmbën e 26-vjeçarit. Ishte trajneri Rangnick i cili konfirmoi këtë lajm për lojtarin e tij, ndërsa shtoi se operacioni do të kryhet të shtunën.

“Në ndeshjen e fundit na u desh ta zëvendësonim Shaw pasi lojtari po ndjente dhimbje në këmbën e dëmtuar bë vitin 2015. Doktorët më thanë se kanë vendosur t’i heqin dy bulonat metalikë të cilat janë të vendosura në këmbën e tij. Ndërhyrja do të kryhet ditën e shtunë dhe mendoj se nuk do të jetë në dispozicion për dy apo tre javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat