Foden flet për ndeshjen ndaj Livepoolit

Futboll

Foden flet për ndeshjen ndaj Livepoolit

Më: 8 prill 2022 Në ora: 20:14
Phil Foden

Manchester City do të jetë nikoqir i Liverpoolit, për ndeshjen e xhiros së 31 në Premier Ligë.

Të dielën do të zhvillohet super ndeshje ndërmjet vendit të parë dhe atij të dytë në Premier Ligë.

Manchester City do ta pres në ‘Etihad Stadium’, ndjekësin e tyre më të afërt në garë për titull, Liverpool.

Pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante, pasi diferenca në mes City dhe ‘Reds’ është vetëm një pikë.

Në lidhje me këtë përballje foli edhe Phil Foden për ‘Sky Sports’.

Ai tha se është një ndeshje e madhe që të gjithë futbollistët do dëshironin ta luanin.

"Është një ndeshje e madhe, ndeshje që të gjithë futbollistët duan ta luajnë”.

Ai gjithashtu tha se nuk mendon se kjo ndeshje do të jetë vendimtare për titullin e Premier Ligës.

“Nuk besoj se do të jetë vendimtare. Çfarë do që të ndodhë të dielën, besoj se ka ende shumë për të luajtur”, tha ai.

Foden në këtë sezon me ‘Citizens’, ka 22 paraqitje, ku ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tre asistime.

Manchester City dhe Liverpooli do të përballen të dielën, me fillim nga ora 17:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat