Sevilla nuk befasohet në një ndeshje për infarkt kundër ekipit të shqiptarit

Futboll

Sevilla nuk befasohet në një ndeshje për infarkt kundër ekipit të shqiptarit

Nga: Kemajl Goca Më: 8 prill 2022 Në ora: 23:03
Carlos feston

Sevilla nuk gaboi si vendas, fiton në frymën e fundit në kuadër të kampionatit spanjoll. 

Në një ndeshje mjaft të mirë, Sevilla ka shënuar fitore me rezultat 4:2 ndaj Granada-s.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, u paraqit standard për Granada-n, duke treguar angazhim të madh dhe të pafat në fund, nuk ia dolën të marrin pikë nga stadiumi “Ramon Sanchez Pizjuan”. 

Për Sevillën shënuan Diego Carlos (32'), Ocampos (68'), Mir (90+3’), Papu Gomez (90+10') dhe për Granada-n Machis (23') e Diaz (88’). 
Sevilla nuk befasohet në një ndeshje për infarkt kundër ekipit të shqiptarit. 

Pas javës së 31-të, Sevilla zë vendin dytë me 60 pikë (një ndeshje më shumë), 9 pikë me pak se lideri Reali, ndërsa pas vetes ka lënë Barcelonën 57, Atletico Madridin 57 e Granada renditet në pozitën e 16-të me 29.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat