Rashfordit po i vie fundi në United

Futboll

Rashfordit po i vie fundi në United

Më: 9 prill 2022 Në ora: 10:35
Marcus Rashford

Manchester United raportohet se nuk e dëshiron largimin e Marcus Rashfordit, por një marrëveshje për rinovim të kontratës duket larg.

Sipas “The Sun”, klubi anglez dëshiron që 24-vjeçari të mbetet në “Old Trafford” edhe për një kohë të gjatë.

Megjithatë, Rashford thuhet se po mendon që të sfidohet me një aventurë të re, pas gjashtë vjetëve të kaluara te skuadra e parë tek “Djajtë të Kuq”.

24-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Man Unitedin deri më 30 qershor 2023.

Paris Saint-Germaini e Arsenali raportohet se janë dy prej klubeve të interesuara për shërbimet e sulmuesit anglez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat