Sulmuesi do të përfitojë dhe 40 milionë euro

Futboll

Sulmuesi do të përfitojë dhe 40 milionë euro

Më: 9 prill 2022 Në ora: 11:48
Sulmuesi do të përfitojë dhe 40 milionë euro

PSG është gati të bëjë çmendurinë më të fundit në përpjekjet e saj për të mbajtur në skuadër sulmuesin Kylian Mbappe.

Duke qenë se paratë nuk përbëjnë ndonjë problem për klubin e sheikëve, Paris SG-ja është gati ta mbulojë me miliona sulmuesin e vet, duke i ofruar një shumë marramendëse për një kontratë që do të zgjasë vetëm dy vjet.

Sipas gazetarit Guijem Balague në “Cope”, skuadra parisiene i ka ofruar 150 milionë euro si bonus rinovimi Mbappes për një kontratë dy-vjeçare.

Përveç kësaj, sulmuesi do të përfitojë dhe 40 milionë euro për secilin nga dy sezonet që do të firmosë, gjithnjë nëse një gjë e tillë do të ndodhë.

Kjo do të thoshte se Mbappe do të përfundonte për dy vjet jo më pak se 230 milionë euro! Ndërkaq, në lidhje me Mbappen ka folur dhe trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino.

Në konferencën për shtyp para takimit në kampionatin francez, trajneri argjentinas ka thënë: “Ka bisedime, por si klubi dhe unë i duam të mirën sulmuesit dhe mendojmë se më e mira është qëndrimi i tij në Paris”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat