Llapi jep lajmin e madh për tifozët

Futboll

Llapi jep lajmin e madh për tifozët

Më: 9 prill 2022 Në ora: 12:43
Llapi jep lajmin e madh për tifozët

Llapi të mërkurën do ta zhvilloj ndeshjen e kthimit ndaj Prishtinës në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, llapjanët u mposhtë në kryeqytet me rezultat 2-1.

Por ndeshja e kthimit pritet të jetë e zjarrtë dhe Llapi synon që të shkoj në finale ku është aktualisht fituesi i Kupës së Kosovës në fuqi.

Për ndeshjen e ditës së mërkure, presidenti i Llapit, Beqir Batatina ka ftuar tifozët masovikisht të jenë prezent në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, ku hyrja do të jetë gratis.

"Duke e parë rëndësinë e ndeshjes kthyese të Kupës së Kosovës, e cila për ne është ndeshja më e rëndësishme e sezonit dhe që zhvillohet të merkurën më 13 prill nga ora 14:00 në Arena "Zhir Pajaziti" , Presidenti i KF Llapi, z. Beqir Batatina ka nxjerrë vendim që të gjithë tifozët dhe qytetarët llapjanë ta kenë hyrjen gratis dhe kërkon që të bashkohemi të gjithë drejt finales dhe që të shkruajmë përsëri së bashku HISTORINË.

”Ultras Legjendat” i duam edhe më të bashkuar e me organizim edhe më të madh për t’iu treguar të gjithëve se ne jemi qyteti i futbollit", njofton presidenti i klubit Beqir Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat