Daja: Barazimi nuk do të ishte rezultat i keq

Futboll

Daja: Barazimi nuk do të ishte rezultat i keq

Më: 9 prill 2022 Në ora: 17:28
Daja: Barazimi nuk do të ishte rezultat i keq

Ballkani ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në xhiron e 28-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Suharekasit fituan minimalisht 1-0, në udhëtim tek Dukagjini në Klinë, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, është prononcuar kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja.

Daja është shprehur i kënaqur me këtë fitore, edhe pse thotë se edhe barazimi nuk do të ishte rezultat i keq.

“Sot patëm një ndeshje të vështirë edhe për shkak të kushteve atmosferike. Është e rëndësishme të vazhdojmë me rezultate pozitive dhe kjo fitore ka shumë vlerë.

Edhe një barazim nuk do të ishte rezultat i keq, por sigurisht që ne hyjmë në çdo ndeshje për të fituar”, tha Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat