Manchester City - Liverpool, mungesat

Futboll

Manchester City - Liverpool, mungesat

Më: 10 prill 2022 Në ora: 11:26
Manchester City - Liverpool, mungesat

E gjithë vëmendja për ditën e sotme do të jetë në derbin mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Kjo ndeshje mund të vendosë shumëçka sa i përket titullit të kampionit.

“Qytetarët” momentalisht janë në pozitën e parë me 73 pikë, vetëm një më shumë se “Të Kuqtë”.

Mungesat dhe formacionet e mundshme:

Ruben Dias është mungesa e vetme te skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, derisa në vend të tij pritet të luajë Aymeric Laporte.

Ndërkaq, Jurgen Klopp do t’i ketë të gjithë futbollistët në dispozicion.

Manchester City: Ederson; Walker, Stones, Laporte, Cancelo; Silva, Rodri, De Bruyne; Mahrez, Foden, Sterling.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Mane, Diaz.

Derbi mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në “Etihad Stadium” nga ora 17:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat