FF e Danimarkës dhe FF e Turqisë, me një mesazh për Agim Ademin

Futboll

FF e Danimarkës dhe FF e Turqisë, me një mesazh për Agim Ademin

Më: 10 prill 2022 Në ora: 12:15
FF e Danimarkës dhe FF e Turqisë, me një mesazh për Agim Ademin

Mesazhet e urimit për presidentin Agim Ademi po vazhdojnë të arrijnë nga federata të ndryshme me rastin e rizgjedhjes në krye të FFK-së.

Së fundmi kanë arritur telegramet e urimit nga presidenti i Federatës së Futbollit të Danimarkës, Jesper Møller, i cili po ashtu u rizgjodh në krye të futbollit danez për mandatin e dytë në muajin e kaluar dhe nga ai i Federatës së Futbollit të Turqisë, Servet Yardimci.

“I nderuar president Ademi, të uroj rizgjedhjen tuaj në krye të FFK-së dhe mezi pres të vazhdojmë punën dhe bashkëpunimit tonë të përbashkët. Shihemi së shpejti”, ka shkruar i pari i futbollit danez. Ndërkaq, mesazh urimi ka dërguar edhe Federata e Futbollit e Turqisë.

Është kënaqësi të dëgjojmë për rizgjedhjen tuaj në krye të FFK-së. Në emër të Federatës së Futbollit të Turqisë, dëshirojmë t’ju shprehim urimet tona më të sinqerta dhe më të përzemërta dhe njëherësh t’ju urojmë suksese gjatë mandatit tuaj të ri”, thuhet në telegramin e FF të Turqisë, të nënshkruar nga presidenti i përkohshëm Servet Yardimci, i cili mori detyrën pas dorëheqjes së para pak ditëve të Nihat Ozdemirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat