Ironia e Rabiot për golin e anuluar

Futboll

Ironia e Rabiot për golin e anuluar

Më: 10 prill 2022 Në ora: 13:06
Ironia e Rabiot për golin e anuluar

Juventus ka mundur 2-1 Cagliari-n dhe është kthyer te fitorja në kampionat pas humbjes 1-0 të pësuar fundjavën e kaluar kundër Inter-it në Torino.

Një nga momentet më të diskutuara të ndeshjes ka qenë goli i barazimit i shënuar nga Pellegrini që i është anuluar Juventus-it për një prekje të topit me dorë të Rabiot, teksa ky i fundit ishte i kthyer me kurriz.

Një vendim i marrë pas ndërhyrjes ë VAR dhe që është diskutuar shumë në rrjetet sociale veçanërisht nga tifozët bardhezinj, të cilët nuk kanë qenë aspak të kënaqur.

Një ditë pas ndeshjes ka ardhur edhe reagimi i mesfushorit të Zonjës së Vjetër, i cili ka postuar në Instagram momentin në fjalë me mesazhin: “Po mundohem akoma të kuptoj”.

Pavarësisht golit të anuluar, skuadra e Massimiliano Allegrit ka arritur ta fitojë ndeshjen 2-1 me përmbysje dhe të përforcojë vendin e katërt në renditjen e Serisë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat