​Henderson: Erdhëm këtu për fitore por nuk është fundi i botës

Futboll

​Henderson: Erdhëm këtu për fitore por nuk është fundi i botës

Më: 10 prill 2022 Në ora: 20:57
Jordan Henderson

Jordan Henderson thotë se Liverpooli do të bëjë të pamundurën për të mbajtur presionin ndaj Manchester Cityt në garën për titull, pasi skuadrat luajtën me barazim 2-2 në stadiumin “Etihad” të dielën pasdite. Golat e Kevin de Bruyne dhe Gabriel Jesus i çuan dy herë kampionët aktual në avantazh.

Megjithatë, “Reds” treguan shpirtin e tyre luftarak duke u kundërpërgjigjur përmes Diogo Jotas dhe Sadio Manes.

"Ishte një lojë intensive që e dinim se do të ishte e tillë. E dinim se do të ishte e vështirë, City është një ekip fantastik”, tha Henderson pas ndeshjes për “Sky Sport”.

"Ne donim të vinim këtu dhe të jepnim më të mirën tonë dhe të merrnim fitoren, por, për fat të keq, nuk mundëm ta bënim këtë. Por në të njëjtën kohë, ne nuk e humbëm lojën. Por po, sigurisht, ne donim të bënim më mirë, por nuk është fundi i botës. Ne jemi ende në garë, kështu që ka gjëra pozitive dhe negative për të marrë nga kjo ndeshje", vazhdoi anglezi.

“Do të duhet të presim dhe të shohim çfarë do të ndodhë në garën për titull. Ata nuk humbin shumë pikë. Ne e dimë këtë dhe duhet të përqendrohemi te vetja, të vazhdojmë të përpiqemi të fitojmë sa më shumë ndeshje që të jetë e mundur. Ne duhet të jemi pas tyre. Ka ende shumë për të luajtur, nuk është fundi i botës, ne qëndrojmë pozitivë dhe vazhdojmë të luftojmë deri në fund”, tha në fund Henderson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat