Çështja e rinovimit midis Lazios dhe portierit të kombëtares shqiptare

Futboll

Çështja e rinovimit midis Lazios dhe portierit të kombëtares shqiptare

Më: 12 prill 2022 Në ora: 11:40
Çështja e rinovimit midis Lazios dhe portierit të kombëtares shqiptare

Çështja e rinovimit midis Lazios dhe portierit të kombëtares shqiptare, Thomas Strakoshës ka mbetur ende pezull. Në ndryshim nga një pjesë e lojtarëve të tjerë të skuadrës, qëndrimi i të cilëve është kërkuar nga trajneri Sarri, me Strakoshën situata qëndron ndryshe.

Rinovimi me shqiptarin është më shumë një dëshirë e kompanisë, ose më saktë e drejtorit sportive Igli Tare, pasi referuar raportimeve të medieve italiane po të ishte në duart e teknikut Strakosha do të ishte i larguar tashmë.

Megjithatë Lazio do të ketë shumë ndryshime në verë dhe duke ditur se sa duhet investuar nuk do të dëshironte të shpenzonte shumë edhe për një portier. Sidomos nëse ka tashmë një të besueshëm, pavarësisht gabimeve.

Strakosha, i cili u mërzit sezonin e kaluar pasi vendin e titullarit ia mori Reina, ndaj dhe kërkesat nga ana e tij tashmë janë rritur. Megjithatë duke ditur se në mes është Igli Tare, marrëveshja mes palëve mund të jetë më lehtë për t’u gjetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat