Origi arrin marrëveshje me Milanin

Futboll

Origi arrin marrëveshje me Milanin

Më: 12 prill 2022 Në ora: 12:38
Origi arrin marrëveshje me Milanin

Divock Origi, sulmuesi i Liverpoolit dhe i kombëtares belge do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit pas tetë vitesh dhe ai pritet të kalojë si lojtar i lirë në Milano.

Kështu shkruajnë mediat italiane, duke theksuar se kuqezinjtë dhe Origi ranë dakord për gjithçka. Belgu do nënshkruajë për tre vjet për 3.5 milionë euro në sezon.

Origi u bë i njohur në Liverpool si një lojtar që shfrytëzon shumë mundësitë e stolit apo ato të rralla si lojtar dhe p%r dy golat e tij për fitoren 4-0 ndaj Barcelonës në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Në 171 paraqitje për Reds, ai shënoi 40 gola. Këtë sezon ai luajti vetëm 533 minuta në 14 ndeshje, por edhe me minuta kaq modeste arriti të shënonte pesë gola dhe të asistonte në tre raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat