Probleme

Futboll

Probleme

Më: 12 prill 2022 Në ora: 12:46
Pjaniç

Probleme në mbërritje për Barcelonën. Mediat turke kanë bërë me dije se Beshiktashi ka vendosur të mos aplikojë klauzolën për blerjen e mesfushorit Miralem Pjaniç.

Mesfushori boshnjak u kthye këtë fundjavë në fushë pas një dëmtimi, duke ndihmuar ekipin në fitoren 4-1 kundër Antaliasporit. Por gëzimi i tij ka zgjatur pak, teksa pas ndeshjes, drejtori sportiv i Beshiktashit, Xhejhun Kazanxhi, i ka bërë dalje mesfushorit të huazuar nga Barça.

“Pjaniç ka luajtur me ne gjatë kësaj kohe, por në fund të sezonit ai do të kthehet te Barcelona. Ne do të ndërtojmë një skuadër vetëm me lojtarë që i përgjigjen stilit tonë”, ka thënë ai.

Në këtë mënyrë në verë ai pritet të kthehet te Barça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat