​Ylli i Cityt njofton largimin në fund të sezonit

Futboll

​Ylli i Cityt njofton largimin në fund të sezonit

Më: 12 prill 2022 Në ora: 15:01
Fernandinho

Ylli i Manchester Cityt Fernandinho ka njoftuar se do të largohet nga kjo skuadër në fund të sezonit.

Ai nuk do të nënshkruajë kontratë të re: “Dua të luaj. Do të kthehem në Brazil, me siguri. Kam vendosur me familjen time, është më e rëndësishmja për mua”, tha Fernandinho.

Ai ka bërë të ditur se nuk do të nënshkruaj kontratë të re me skuadrën angleze dhe se do të kthehet të luajë futboll në Brazil.

“Nuk do të nënshkruaj një marrëveshje të re. Unë dua të luaj dhe sigurisht që do të kthehem në Brazil”, tha ai.

“Kam vendosur me familjen time, është më e rëndësishmja për mua. Kështu që jam i sigurt se sezonin e ardhshëm do të luaj në Brazil”, shtoi ai.

Manchester City do të nënshkruajë të paktën me një mesfushor të ri këtë verë, ndërsa ata janë ende duke shtyrë përpara bisedimet për Erling Haaland si sulmues të ri.

Fernandinho largohet nga Man City pasi fitoi katër tituj të Premier Ligës, gjashtë EFL Cup, një FA Cup, 1 Community Shield

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat