Bayerni shokohet, eliminohet nga Villareali!  

Futboll

Bayerni shokohet, eliminohet nga Villareali!  

Më: 12 prill 2022 Në ora: 23:31
Bayerni shokohet, eliminohet nga Villareali!  

Bayern Munihu eliminohet nga Villareali në stadiumin “Allianz – Arena” në Munih!  Villareal barazon me rezultat 1:1 dhe falë fitores (1:0) në takimin e parë kualifikohen në gjysmëfinale të Champions League në futboll! 

Në minutën e 52-të, Robert Lewandowski kalon në epërsi me 1:0 Bayernin.

Gjithçka shuhet në minutën e 88-të.  

Zëvendësuesi Samuel Chukwueze "nokauton" Bayernin në Munih! Ai shënon në minutën e 88-të për rezultatin 1:1.

Futbollisti u inkuadrua në lojë në minutën e 84-të dhe shënon pas katër minutave, duke e kualifikuar Villarealin në gjysmëfinalen e madhe.

Villareali e ka fituar takimin e parë me 1:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 2:1 kualifikohen në gjysmëfinale.   

Bayern - Villareal 1:1
Shënues: Lewandowski (52’) - Chukwueze (88’).
Kartona të verdhë: Lewandowski – Fouth, Lo Celso.
Bayern: Neuer - Pavard, Upamecano, Hernandez (Davies 87’), Kimmich, Goretzka, L. Sané, T. Müller (Choupo-Moting 90’), Musiala (Gnabry 82’), Coman - Lewandowski.
Villareali: Rulli - Foyth, Raul Albiol, Pau, Estupinan - Capoue, Parejo (Aurier 90+3’), Coquelin ( Chukwueze 84’), Lo Celso, Gerard, Danjuma (Alfonso Pedraza 84’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat