Thuchel: E pashë që “zgërdhihej” me Ancelottin

Futboll

Thuchel: E pashë që “zgërdhihej” me Ancelottin

Më: 13 prill 2022 Në ora: 11:16
Thuchel: E pashë që “zgërdhihej” me Ancelottin

Thomas Tuchel nuk ishte aspak i lumtur në fund të ndeshjes së kthimit me Realin e Madridit, në “Santiago Bernabeu”, në gjysmëfinale të Championsit.

Chelsea e kishte në dorë kualifikimin, pasi shënoi tre gola, por nuk mundi ta ruante këtë epërsi. Krenar për lojtarët e tij, por i lënduar nga gabimet që kushtuan shumë… dhe nga qëndrimi i gjyqtarit Marciniak.

“Shënuam katër gola në dy ndeshje dhe kemi pasur më shumë raste, por ishim të pafat. Jemi të zhgënjyer, sepse bëmë dy gabime. Momenti më i rëndësishëm i lojës ishte gabimi ynë. Në ndeshje si kjo, duhet pak fat dhe nuk e patëm.

Në kulmin e zhgënjimit, trajneri gjerman e ka të vështirë pranojë qëndrimin e arbitrit kryesor.

“I thashë se jam shumë i zhgënjyer që nuk shkoi ta shihte vetë rastin e golit të anuluar të Alonsos. Kur mbaroi ndeshja, pashë arbitrin duke qeshur me zë të lartë me Ancelottin dhe m’u duk shumë keq.

Shkova t’i shtrëngoja dorën pas një disfate të rëndë dhe e gjeta atje duke qeshur me trajnerin rival, me Ancelottin, i cili është një zotëri. Nuk mendoj se ishte momenti i duhur për ta bërë këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat