Mourinho eskalon, heq kufjet...

Futboll

Mourinho eskalon, heq kufjet...

Më: 13 prill 2022 Në ora: 21:58
Mourinho eskalon, heq kufjet...

Roma do të luajë ndeshjen e kthimit kundër Bodo/Glimtit në stadiumin “Olimpiko“ mbrëmjen e nesërme.

Verdhekuqtë humbën sfidën e parë me rezultatin e ngushtë 1:0, të cilin do të përpiqen me çdo kusht ta përmbysin të enjten.

Jose Mourinho ka qenë prezent në konferencën e zakonshme në prag të ndeshjes, ku nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve në lidhje me incidentin e ndodhur në përballjen e parë.

Trajneri i Bodo/Glimtit dhe pjesëtari i stafit të Romës, Nunjo Santos, u përfshinë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin.

Por tektniku portugez ka refuzur t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me këtë çështje.

Jose Mourinho heq menjëherë kufjet dhe kundërshton të flasë përpara gazetarëve. “Nuk më intereson çfarë thonë. Nuk flas“, janë fjalët e dëgjuara prej tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat