Simeone thumbon Guardiolan

Futboll

Simeone thumbon Guardiolan

Më: 14 prill 2022 Në ora: 08:47
Diego Simeone

Diego Simeone nuk ka mbetur aq i lumtur me komentet e Pep Guardiolas gjatë dy ndeshjeve që skuadrat zhvilluan mes vete.

Gjithçka nis me disa komente të trajnerit të Manchester City lidhur me ndeshjen e parë, kur insistonte se as në parahistori nuk mbahet mend që një skuadër të ketë luajtur me formacion 5-5.

Simeone thotë se nuk shqetësohet për komentet e Pep, por më pas jep disa komente që thumbojnë rivalin e tij.

“Nuk kam pse të jap një opinion mbi atë se a flet dikush mirë apo jo për ne. Shpesh, njerëzit me fjalor të pasur, të cilët janë inteligjentë, të fyejnë duke të lavdëruar”, ka thënë Simeone.

“Por, edhe pse mund të mos kemi atë fjalor, nuk jemi aq budallenj”, ishin fjalët e trajnerit të Atleti.

Mes tjerash, Simeone nisi konferencën për shtyp duke thënë se gjëja e rëndësishme është fitorja, gjë të cilën ai nuk e arriti ndaj Guardiolas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat