Fitore e madhe e Besës, Trepça barazon

Futboll

Fitore e madhe e Besës, Trepça barazon

Nga: Kemajl Goca Më: 15 prill 2022 Në ora: 16:17
Trepça barazon

Besa e Pejës arkëton tre pikë të mëdha në luftë për të siguruar ekzistencën në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Pejanët shënuan fitore me rezultat 1:0 kundër A&N nga Prizreni.

Vendasit treguan angazhim të pashoq në ndeshjen që u zhvillua në fushën në Brestovik. 

Besa renditet në vend të fundit (i dhjeti) me 22 pikë pas 22 jave, ndëersa A&N në të 5-tin me 30 sosh.

Trepça barazon në udhëtim me rezultat 0:0 me Drenasin. 

Pikë e madhe për të dy ekipet. Trepça zë vendin e tetë me 26 pikë e Drenasi të nëntin me 22.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat