Pse Camp Nou po qëndron i zbrazur?

Futboll

Pse Camp Nou po qëndron i zbrazur?

Më: 19 prill 2022 Në ora: 11:38
Pse Camp Nou po qëndron i zbrazur?

Barcelona ka shijuar një tjetër humbje në Camp Nou, pas asaj në Ligën e Evropës.

Skuadra katalunase u eliminua nga gara e dytë më e madhe në Evropë prej Eintracht Frankfurtit, ndërsa mbrëmë humbi 1-0 përball Cadizit në La Liga.

Nga kjo humbje, u vërejttë edhe një gjë që ishte vërtetë dëshpëruese dhe vinte nga aga e tifozëve.

Një pjesë e madhe e ulëseve në Camp Nou ishin të boshatisura dhe në fillim nuk dihej se cila ishte arsyeja.

Sipas “ESPN”, mos prania e një grupi të tifozëve është si shenjë proteste për atë që ndodhi javën e kaluar në ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit në Ligën e Evropës.

Në atë ndeshje ishin të pranishëm më shumë se 30 mijë tifozë të skuadrës gjermane.

Pas ndeshjes me Eintracht Frankfurtin, presidenti i Barcelonës Joan Laporta, trajneri Xavi, si dhe futbollistët kishin reaguar fuqishëm.

Mes tjerash, katalunasit kërkuan të fillojnë hetimet rreth këtij rasti, pasi dyshohet se gjermanët u pajisen me bileta në tregun e zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat