Barcelona hedh sytë nga Gjermania

Futboll

Barcelona hedh sytë nga Gjermania

Më: 19 prill 2022 Në ora: 11:46
Kalidou Koulibaly

Barcelona hedh sytë nga Gjermania për të gjetur përforcues për sezonin e ardhshëm.

Në listën e katalanasve ndodhet mbrojtësi i Stuttgartit, Borna Sosa. 24-vjeçari u transferua në Bundesligë në vitin 2018 nga Dinamo Zagreb, ku gjatë këTyre viteve ka bërë një paraqitje të mirë. Këtë sezon kroati po jep ndihmesën e tij për të shpëtuar skuadrën nga rënia nga kategoria, duke realizuar 7 gola.

Aktualisht Stuttgarti ndodhet në vendin e 16 në tabelën e renditjes me 28 pikë të grumbulluara dhe ka shpresa për të qëndruar në elitën e futbollit gjerman.

Drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm se dëshira e lojtarit është të transferohet diku tjetër. Megjithatë, si pjesë e bisedimeve klubi gjerman është zotuar të lërë lojtarin të largohet nëse klubet e interesuara paraqesin ofertën prej 25 milionë eurosh.

Kalidou Koulibaly ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij te Napoli. Sipas mediave, 30-vjeçari, i cili është pjesë e klubit italian që nga viti 2014, kohë kur u transferua nga Genk duket se nuk është i bindur për ta vazhduar aventurën e tij te të kaltrit.

Mbrojtësi i qendrës është i lidhur me skuadrën e drejtuar nga Luciano Spalletti deri në vitin 2023, por interesimi i klubeve të mëdha si Real Madrid, Barcelona dhe Manchester City kanë ngacmuar jo pak kuriozitetin e lojtarit për të provuar një aventurë të re larg Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat