Interi demolon Milanin, kualifikohet në finalen e madhe

Futboll

Interi demolon Milanin, kualifikohet në finalen e madhe

Nga: K. Goca Më: 19 prill 2022 Në ora: 22:58
Interi demolon Milanin, kualifikohet në finalen e madhe

Lautaro Martinez është trim i ndeshjes, falë golave të tij Interi demolon me 3:0 Milanin, duke u kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Italisë. 

Ndeshja e parë Milan - Interi, përfundoi 0:0 dhe zikaltërit shkojnë në finale. 

Pak kush ka pritur një fitore bindëse të Interit ndaj rivalit të përbetuar e të përjetshëm, por kur është në formë Martinez, gjithçka është e qartë.

Martinez shënoi në minutën e 4-të e 40-të dhe Gosens në atë të 82-tën. 

Milani demolohet me rezultat dhe eliminohet nga kjo garë, tani i mbetet të luftojë për titull në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat