Po ndynte murin e një hoteli!

Futboll

Po ndynte murin e një hoteli!

Më: 20 prill 2022 Në ora: 12:29
Po ndynte murin e një hoteli!

Kyle Walker kapet në flagrancë. Në fakt, nuk bëhet fjalë për tradhti bashkëshortore, por për një veprim që nuk i shkon për shtat një figure të njohur të futbollit.

Mbrojtësi i Manchester City-t u njoh nga disa tifozë teksa po kryente nevojat personale në murin e jashtëm të një hoteli. Dëshmitarët, të çuditur nga sjellja e 31-vjeçarit, shtuan gjithashtu se futbollisti shikoi fshehurazi përreth para se të vishte xhupin dhe kapuçin dhe të urinonte në mënyrë të fshehtë.

Një spektator, i cili është gjithashtu një tifoz i rivalëve të Manchester United, njohu tatuazhet në këmbët e Walkerit. Një tjetër i ftuar ka rrëfyer për “The Sun” atë që ndodhi:

“Sapo kisha ardhur për të ngrënë me familjen time dhe befas po shikoja Kyle Walker, të cilin e njoha menjëherë, duke pshurrur pas një muri. Ishte e shpifur, u tronditëm nga ajo që pamë. Para se ta bënte këtë, ai vështroi përreth për të parë nëse ishte dikush aty, më pas ai ngriti xhupin dhe kapuçin, por ende dallohej nga tatuazhet e tij.”

Gjithçka ndodhi një ditë pas humbjes së Manchester Sity-t 3-2 ndaj Liverpoolit në FA Cup, sfidë në të cilën Walker mungoi për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës. Burimi, më tej shpjegon:

“Kyle ishte jashtë një birrarie, kur shkoi të çlirohej në murin e hotelit, në vend që të bënte si gjithë të tjerët, të shkonte në tualet. E bëri para syve të njerëzve që kishin paguar hotelin apo shkonin e vinin në parking".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat