Tetë lojtarë të Lazios pritet të mungojnë për sfidën e fundjavës

Futboll

Tetë lojtarë të Lazios pritet të mungojnë për sfidën e fundjavës

Më: 20 prill 2022 Në ora: 15:34
Tetë lojtarë të Lazios pritet të mungojnë për sfidën e fundjavës

Pas dy ditëve të pushimit të dhënë nga trajneri Mauricio Sarri që përkojnë me Pashkët dhe të hënën e Pashkëve, Lazio u gjend dje në qendrën stërvitore në Formelo me një seri të gjatë mungesash të papritura.

Sipas asaj që raporton “Il Tempo”, përveç Pedros dhe Patris të justifikuar, jashtë kanë qenë edhe Thomas Strakosha, Adamonis, Maruziç, Luiz Felipe, Radu, Milinkoviç-Saviç, Kataldi dhe Raul Moro.

Në mënyrë jo zyrtare thuhet se është zbuluar virozë gripi, megjithëse ekziston dyshimi se pas kaq shumë mungesave fshihet diçka më shumë.

Një lajm i mirë ky për Milanin, të cilët do të përballen me bardhekaltërit të dielën mbrëma, në orën 20:45, në stadiumin “Olimpico” të Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat