Përplasen fizikisht me njëri - tjetrin

Futboll

Përplasen fizikisht me njëri - tjetrin

Më: 20 prill 2022 Në ora: 18:03
Përplasen fizikisht me njëri - tjetrin

Bayern Munich mori një goditje të rëndë në Champions League pak ditë më parë, duke u eliminuar nga ekipi I Villareal-it.

Situata nuk ka qenë e qetë në kampin bavarez, që pësoi një zhgënjim të madh pas lamtumirës që i dha kompeticionit prestigjoz në Europë. Ditën e djeshme ka pasur shkëndija në stërvitjen e gjigantëve gjermanë.

Sane i shkon pranë Sule-s, duke e prekur nga koka dhe duke i komunikuar diçka. Por duket se ky veprim nuk është pritur mirë nga mbrojtësi i cili ka reaguar menjëherë.

Të dy janë shtyrë fizikisht me njëri-tjetrin, ndërsa mes tyre ka hyrë djaloshi Musiala për t’i ndarë. Megjithatë ngjarja ka kaluar pa probleme, me lojtarët që gjejnë menjëherë qetësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat