Tuchel: Bëjmë gabime dramatike

Futboll

Tuchel: Bëjmë gabime dramatike

Më: 21 prill 2022 Në ora: 11:11
Tuchel: Bëjmë gabime dramatike

Thomas Tuchel fajëson gabimet e shumta të Çelsit të tij për humbjen me Arsenalin.

“U shënuan 6 gola dhe ne humbëm 4-2. Bëmë shumë gabime dhe e ftuam kundërshtarin të shënonte. Nuk më kujtohet ndonjë gabim në favorin tonë të këtij kalibri.

Nuk i fitojmë ne këta gola, por i dhurojmë dhe e bëjmë në ndeshje radhazi. Fakti që barazuam dy herë dhe e hodhëm sërish ndeshjen në erë është zhgënjyes.

Arsenali e ndryshoi taktikën tri herë, provuam edhe ne. Por duke bërë gabime individuale dramatike si te goli i parë, i dytë dhe i katërt, është shumë e vështirë të luash kur i ke dhënë avantazhin e 3-0 kundërshtarit.

Këtë bëmë edhe ndaj Realit të Madridit dhe Brentfordit. Lukaku? Nuk më intereson të flas për paraqitje individuale pas paraqitjeve të tilla”, deklaroi i zhgënjyer tekniku gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat