Vazhdojnë skandalet se*suale te Ajaxi

Futboll

Vazhdojnë skandalet se*suale te Ajaxi

Më: 21 prill 2022 Në ora: 12:49
Vazhdojnë skandalet se*suale te Ajaxi

Vazhdojnë skandalet se.ksuale te Ajaxi. Pas Overmarsit, i cili i dërgonte foto të organit gjenital kolegeve të tij, tashmë protagonist bëhet një tifozë.

Një person i pranishëm në stadium në sfidën mes Ajax-it dhe  Spartës së Roterdamit, është përpjekur të  puthë stjuardesën pa dëshirën e saj.

Tifozi ka tentuar disa herë të bëjë një veprim të tillë, duke u kthyer kështu në një çështje për klubin.

Vetë Ajaxi ka reaguar përmes një letre drejtuar tifozit në fjalë, të cilin e kanë dënuar me një ndalim në stadiumin “Johan Krojf” si dhe nuk do të lejohet të ndjekë skuadrën në transfertë.

Gjithashtu, klubi holandez ka njoftuar edhe Federatën, e cila nga ana tjetër mund të vendosë për pezullimin e tij për dy ndeshje të Kombëtares së tulipanëve si dhe një gjobë prej 450 eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat