Militao do të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin

Futboll

Militao do të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin

Më: 22 prill 2022 Në ora: 11:19
Militao do të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin

Real Madridi do t’i ofrojë kontratë të re mbrojtësit të tyre, Eder Militao.

Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Sipas Romanos zgjatja kontratës së Militaos nuk varet nga marrëveshja e Rüdiger me këtë të fundit i cili është i lidhur me një transferim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi tashmë ka përgatitur propozimin e tyre për kontratën e re për Militaon që do të kompletohet në javët në vijim.

Braziliani ka kontratë deri më 2025, por klubi dëshiron ta mbajë atë duke i dhuruar kontratë e t’i sigurojë shërbimet e tij edhe më gjatë.

Romano po ashtu ka raportuar se madrilenët po planifikojnë gjithashtu të zgjasë kontratat e Vinícius Jr dhe Modriqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat