Presidenti i Barcelonës bën tifozët të ëndërrojnë

Futboll

Presidenti i Barcelonës bën tifozët të ëndërrojnë

Më: 22 prill 2022 Në ora: 16:50
Presidenti i Barcelonës bën tifozët të ëndërrojnë

Robert Levandovski është një nga objektivat më të bujshëm të merkatos së Barcelonës. Presidenti i katalanasve, Joan Laporta e ka vërtetuar këtë me përgjigjet e tij të fundit kundrejt pyetjes së një tifozi.

Sipas asaj çka raporton “Goal”, presidenti i klubit është ndalur nga një tifozë duke shëtitur në rrugët e Barcelonës, fansi e ka shfrytëzuar këtë mundësi për ta pyetur në lidhje me transferimin e Levandovskit, me presidentin i cili ka pranuar mundësitë reale për realizimin e kësaj lëvizje të bujshme.

“Joan, a do të vijë Levandovski apo jo?”, ka qenë pyetja e tifozit.

“Levandovski? Ai po që ka shanse të mira për të ardhur këtu.”, i është përgjigjur Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat