Futbollisti i njohur turko-gjerman Mesut Ozil dhe gruaja e tij, aktorja e njohur turke Amine Gylshe do bëhen prindër për herë të dytë.
Bukuroshja e njohur është në pritje të ëmbël, sipas raportimeve të mediave turke teksa nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë çifti. Ata mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë dy vite më parë, në 2020, duke i vendosur emrin Eda.
E tashmë ajo do bëhet motër e madhe. Sipas NTV ish-Miss Turqia është tre muajshe shtatzënë ndërsa gjinia e fëmijës ende nuk është zbuluar.
“Ajo po rritet kaq shpejt, unë dua të përjetoj çdo moment. Ne thamë se do të kishim pesë fëmijë, por Zoti e di më së miri.
Ndoshta jo pesë, por duam që vajza jonë të ketë një vëlla,” ka thënë Gylshe sipas burimeve të po të njëjtës media.