Dortmund pendohet

Futboll

Dortmund pendohet

Më: 22 prill 2022 Në ora: 19:19
Dortmund pendohet

Michael Zorc, drejtori sportiv i Borussia Dortmund, ka dhënë një intervistë të gjatë për Waz, në të cilën ka folur për të ardhmen e Erling Haaland, i cili pritet të largohet nga verdhezinjtë verën e ardhshme.

“Me ne është rritur dhe kemi përfituar nga talenti i tij. Tani mund të themi se nuk duhej të kishim fiksuar një klauzolë për shitjen e tij, por në atë kohë nuk mund të parashikohej”, ka thënë Zorc.

“Për këto talente ne jemi klubi më tërheqës në Europë. Lojtarët më të mirë përfundojnë te Manchester City ose Bayern Munich… Gjithçka që do të ndodhë në të ardhmen, do të ndodhë duke respektuar kontratën.

“Jemi të qetë; ju bëni gabimin që mendoni se ndihemi të bezdisur sepse e thonë mediat, por në të vërtetë nuk është kështu. Të them të drejtën, ka vetëm një lojtar që është sjellë keq dhe ai është Ousmane Dembele.

“Ajo që nuk na pëlqen janë periudhat gjithmonë e më të shkurtra të qëndrimit sepse industria e futbollit është bërë akoma më e çmendur, si shoqëria ku jetojmë. Do të jetë një sfidë për ne t’i mbajmë këta lojtarë të nivelit të lartë për një kohë më të gjatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat