Manchester United gjen zëvendësuesin e Pogbas

Futboll

Manchester United gjen zëvendësuesin e Pogbas

Më: 22 prill 2022 Në ora: 22:44
Paul Pogba

Sipas të gjitha gjasave, Paul Pogba, do të largohet si lojtar i lirë nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës.

Kësisoj, krerët e klubit anglez raportohet se tashmë kanë identifikuar zëvendësuesin e tij.

Sipas “Calciomercato”, Manchester United ka shprehur interesim serioz për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

Klubi italian thuhet se është i gatshëm për ta shitur serbin, nëse ai nuk do të vendosë për rinovim të kontratës.

27-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Lazion deri më 30 qershor 2024.

Sipas “Transfermarkt”, Sergej Milinkovic-Savic vlerësohet me 70 milionë euro në tregun e transferimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat