Manchester Unitedi jep Rashfordin për de Jongun

Futboll

Manchester Unitedi jep Rashfordin për de Jongun

Më: 25 prill 2022 Në ora: 19:21
Marcus Rashford

Manchester United e ka vullnetin që ta përfshijë edhe një yll të klubit të vet në ofertën për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong.

Sipas raportimeve nga Fichajes, Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta fusin Marcus Rashfordin në ofertën për transferimin e de Jongut.

Mesfushori i Holandës duket të jetë caku kryesor gjatë verës, pas ardhjes në “Old Trafford” të ish-trajnerit të tij te Ajaksi, Erik ten Hag.

Edhe de Jongu te katalunasit por edhe Rashfordi te Unitedi nuk janë në momentet e tyre më të mira, andaj një shkëmbim mund të rezultonte i mirëpritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat