Emery përballë Liverpoolit

Futboll

Emery përballë Liverpoolit

Më: 26 prill 2022 Në ora: 11:48
Emery përballë Liverpoolit

Unai Emery ka vlerësuar shanset e Villarrealit për suksesit në Champions League.

Trajneri i klubit spanjoll ka folur në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale kundër Liverpool-it , e cila do të zhvillohet të mërkurën.

“Për të arritur diçka të rëndësishme, duhet të mposhtni favoritët. Fitorja ndaj Juventusit [në 1/8 e finales] na mbushi me besim.

Në gjysmëfinale do të mundohemi të krijojmë kushte që të kemi shanse. Liverpool është një skuadër e madhe, ashtu si edhe Benfica. Jemi përpara një përballjeje emocionuese”, tha Emery.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat