​Odegaard për Haalandin: Është shoku im, duhet të vijë te Arsenali

Futboll

​Odegaard për Haalandin: Është shoku im, duhet të vijë te Arsenali

Më: 26 prill 2022 Në ora: 16:08
Martin Odegaard

Playmakeri i Arsenalit, Martin Odegaard ka bërë shaka duke thënë se Erling Braut Haaland duhet të nënshkruajë me “Topçinjtë” nëse ai transferohet në Premier League këtë verë.

21-vjeçari pritet të largohet nga Bundesliga kur klauzola prej 63 milionë funtesh në kontratën e tij me Dortmundin të bëhet aktive, me Manchester Cityn raportohet se është duke udhëhequr garën për nënshkrimin e tij.

Arsenali nuk ka qenë një nga skuadrat e lidhura me një transferim të Haaland, por Odegaard i ka kërkuar me shaka shokut të tij të skuadrës norvegjeze që të transferohet në “Emirates” nëse përfundon në Angli.

"Ai është një djalë i mirë, një shoku im i mirë, një lojtar i madh sigurisht. Do të shohim se çfarë do të bëjë. Nëse ai do të vijë në Angli, ai duhet të vijë te ne sigurisht!" tha Odegaard.

“Të jem i sinqertë, ne nuk kemi folur shumë për këtë. E di që ai ka kaq shumë njerëz për t’i pyetur dhe për t'i thënë se çfarë të bëjë dhe unë nuk dua ta bëj këtë. shikoni se çfarë ndodh. Ai është një bishë, ai është i fortë, i shpejtë, mendoj se ai ka gjithçka.", shtoi Odegaard.

Drejtori i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, ka lënë të kuptohet se Haaland do të përfundojë në Premier Ligë, me Man Cityn që besohet se është në avantazh ndaj Real Madridit në garën për nënshkrimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat