Modric afër rinovimit të kontratës

Futboll

Modric afër rinovimit të kontratës

Më: 26 prill 2022 Në ora: 19:16
Luka Modric

Luka Modric është gjithnjë e më afër rinovimit të kontratës me Real Madridin.

E zeza mbi të bardhë s’është hedhur ende, por ajo çfarë ka rëndësi është dakordimi në mes të palëve për t’u vazhduar bashkëpunimi.

Ende nuk dihet se sa vjeçare do të jetë kontrata e ofruar për  kroatin nga “Los Blancos”.

Kontrata aktuale e 35-vjeçarit do të skadonte këtë verë dhe lojtari, nëse nuk do të rinënshkruante, do të ikte me parametra zero.

Futbollisti është duke vazhduar me formën mbresëlënëse te 13-herë fituesit e Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat