Çudia në Francë

Futboll

Çudia në Francë

Më: 26 prill 2022 Në ora: 19:32
Çudia në Francë

Sipas L’Est Republicain, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të zhvilluara të dielën e kaluar në Francë, Kylian Mbappe, ka marrë plot 10 vota në qytezën e Tallenay.

Fansat e sulmuesit të Paris Saint-Germain, 1- nga 348 votuesit atje, kanë printuar fletë votimi të parapërgatitura dhe i kanë futur ne zarfat e tyre.

Gjithsesi, këto fletë votimi kanë qenë të pavlefshme, duke parë se gara për presidencën ka qenë mes presidentit në detyre Emmanuel Macron dhe kandidates së djathtë Marine Le Pen.

Ka qenë Emmanuel Macron që ka fituar zgjedhjet dhe një mandat të dytë në detyrë, me 58.5% të votave të dhëna në favor të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat