Zhgënjim i madh kur sheh gafat që bën”

Futboll

Zhgënjim i madh kur sheh gafat që bën”

Më: 27 prill 2022 Në ora: 12:31
Zhgënjim i madh kur sheh gafat që bën”

Manchester United shpenzoi 105 milionë euro për kartonin e Paul Pogba gjashtë vite më parë, shumë që mesfushori francez nuk e ka justifikuar aspak gjatë këtyre viteve.

Shumë talent në këmbë, por rendiment i ulët në fushën e blertë. Kampioni i botës me Francën do të largohet si lojtar i lirë nga “Old Trafford” në fund të këtij sezoni.

Ish-mesfushori i njohur i “Djajve të Kuq”, Paul Scholes ka kritikuar ashpër 28-vjeçarin në prononcimin e dhënë për talkSport. “Unë isha ende pjesë e United kur ai ishte fëmijë.

Ai djalosh kishte gjithçka që i duhet një mesfushori: Paul kishte një fizik të jashtëzakonshëm dhe vraponte pafund. Por, unë mendoj se ai nuk është zhvilluar fare si lojtar.

Ai vazhdimisht bën të njëjtat gabime. Është zhgënjim i madh dhe nuk kam aspak dyshime në lidhje me largimin e tij nga skuadra”, deklaroi ish-lojtari anglez, i cili e kaloi gjithë karrierën e tij tek United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat