Balotelli te Boca Juniors?

Futboll

Balotelli te Boca Juniors?

Më: 27 prill 2022 Në ora: 13:27
Balotelli te Boca Juniors?

Mario Balotelli është i gatshëm të bëjë një transferim në Argjentinë, në një klub të madh që i ka tifozët e çmendur.

Sulmuesi italian e ka shprehur këtë teksa bisedonte në “Twitch” me Sergio Aguero, pas ndeshjes Manchester City-Real Madrid.

“Boca më pëlqen, më ka pëlqyer gjithnjë të luaj atje. Të gjithë fëmijët janë rritur me mitin e Maradonës dhe të Riquelme (tani zëvendëspresident te klubi argjentinas).

E njoh Boca Juniors falë tyre. Kam thënë gjithmonë se herët a vonë do të shkoj të luaj atje. Nëse më thërret Roman, do të shkojë”, është shprehur Balotelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat