Një mesfushor spikat në fitoren e Teutës ndaj Dinamos

Futboll

Një mesfushor spikat në fitoren e Teutës ndaj Dinamos

Më: 27 prill 2022 Në ora: 19:19
Një mesfushor spikat në fitoren e Teutës ndaj Dinamos

Një mesfushor spikat në fitoren e Teutës ndaj Dinamos!

Teuta mori një fitore minimale 1-0 ndaj Dinamos, megjithatë rreziku për të rënë në zonën Play Out të mbijetesës mbetet ende evident, ndaj kampionët në fuq kanë ende shumë punë për të bërë deri në fund të sezonit.

Përballja ndaj kryeqytetasve u karakterizua nga një ritëm i ulët dhe pak raste shënimi, teksa shifrat e publikuara në “Analizë Superior” evidentojnë mesfushorin e Teutës, Albano Aleksi si më të mirin e 90-minutëshit.

Mesfushori punëtor i durrsakëve ka rikuperuar plot 24 topa, 3 prej të cilëve në gjysmëfushën kundërshtare, ka fituar 15 nga 20 duelet ku ka marrë pjesë dhe ka pasur një saktësi prej 79% në pasime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat