Austria emëron trajner të ri gjermanin e “Djajve të kuq”

Futboll

Austria emëron trajner të ri gjermanin e “Djajve të kuq”

Më: 29 prill 2022 Në ora: 14:06
Austria emëron trajner të ri gjermanin e “Djajve të kuq”

Lajmi që erdhi nga Austria një ditë më parë tashmë është zyrtar. Ralf Rangnick është emëruar trajneri i kombëtares së Austrisë, ndërkohë që do të vijojë punën edhe si konsulent te Manchester United.

Kontrata e Rangnick me Federatën Austriake të futbollit do të zgjasë deri në vitin 2024. Marrëveshja e tij do të zgjatet automatikisht edhe për dy vjet të tjera nëse Austria kualifikohet në Kupën e Botës 2026.

Gjermani, pas zyrtarizimit të tij si trajneri i Austrisë, u shpreh:“Do të marr postin e trajnerit të Kombëtares së Austrisë në fund të sezonit, por do të vazhdoj të jem konsulent te Manchester United. Mezi pres të luaj rolin tim për të ndihmuar Unitedin të bëhet sërish një forcë e madhe e futbollit.”

Manchester United e emëroi gjermanin Rangnick në nëntor 2021, pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer, por ai e mori këtë detyrë përkohësisht. Në përfundim të sezonit, Rangnic do të pasohet nga holandezi Erik ten Hag.

Rangnick ka fituar vetëm 10 nga 26 ndeshjet e tij në krye të United. Pas dy humbjeve të fundit në Premier përballë Liverpoolit dhe United, “Djajtë e Kuq” kanë humbur shpresat për pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat