Trajneri i Southampton sqaron “rënien” e shqiptarit

Futboll

Trajneri i Southampton sqaron “rënien” e shqiptarit

Më: 30 prill 2022 Në ora: 12:12
Trajneri i Southampton sqaron “rënien” e shqiptarit

Çfarë ka Armando Broja? Kjo është pyetja e ngritur në media sa i përket formës jo të mirë të sulmuesit shqiptar në këto ndeshje të fundit. Jo vetëm që nuk po arrihet në gjetjen e rrjetës, por mungojnë edhe goditjet drejt portës. Disa ndeshje radhazi me mungesën e magjisë së dikurshme kanë detyruar trajnerin e Southampton, Hasenhutl, që të sqarojë gjithë situatën.

Sigurisht, numri një i Southampton ia di mirë vlerat Brojës dhe është munduar që ta shfrytëzojë këtë moment në favor të tij duke i kërkuar Chelsea-t që ta lërë në huazim edhe për një sezon tjetër. Në këtë mënyrë sipas tij Broja do të rritet më tepër dhe vetë lojtari e di se kjo është më e mira për të.

“Interesante është se lojtarëve të rinj nuk i lejohet të kenë dy, tre, ose katër ndeshje të këqija. Nuk është e kuptueshme për ju. Por në fakt, është shumë e kuptueshme. Pasi tregoi vlerat e tij në Premier League, tani e njohin të gjithë Armando Brojën dhe të gjithë po e shohin me kujdes para ndeshjes.

Është shumë më e vështirë situata, e di fare mirë si një ish-sulmues. Nëse askush nuk të njeh dhe nuk i di pikat e tua të forta, është më e lehtë për ty. Është shumë normale që ka ardhur ky momenti kur nuk është si më parë. Gjeja më e rëndësishme është që Broja të punojë shumë për të qenë i rrezikshëm në sulm. Në momentin kur po luan, numri i rasteve të krijuara është në rënie. Duhet të mësojë sesi ta përdori trupin në favor të tij, ne kemi shumë shembuj të mirë në ekip për momentin.

Për mua është mirë që lojtarët e rinj të kenë situata të tilla dhe t’i tejkalojnë ato. Kjo është arsye se përse ai erdhi te ne, për të mësuar dhe për t’u përmirësuar. E ardhmja? E kam thënë se nuk është ky momenti për të folur me Chelsea-n tani. Por nuk ka asgjë për t’u surprizuar se unë e dua Brojën edhe për një sezon tjetër këtu. E di se do të ishte mirë dhe për të”, tha Hasenhutl.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat