Shtatë gola në duelin Spezia - Lazio, Strakosha mposht Manajn

Futboll

Shtatë gola në duelin Spezia - Lazio, Strakosha mposht Manajn

Nga: K. G. Më: 30 prill 2022 Në ora: 22:43
Shtatë gola në duelin Spezia - Lazio, Strakosha mposht Manajn

Ndeshje për infarkt mes Spezia-s dhe Lazio-s. Ndeshje për t’u mbajtur mend, e cila u fitua nga Lazio në minutën e fundit me rezultat 4:3. 

Portieri Thomas Strakosha u paraqit titullar sikurse edhe Rey Manaj për Spezian. 

Për Lazio-n shënuan Immobile (33'-nga penalltia), Provedel (54'-autogol), Milinkoviq (68') e Acerbi (90') dhe për

Spezia-n shënuan Amian (9'), Agudelo (35'), Hristov (56'). 

Manaj u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 64-të e u zëvendësua në minutën e 89-të. 

Pas javës së 35-të në Serie A, Lazio zë vendin e 5-të me 59 pikë e Spezia e 16-ta me 33.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat