Burhan Aliji: E dëshiroj edhe kupën e Maqedonisë së Veriut!

Futboll

Burhan Aliji: E dëshiroj edhe kupën e Maqedonisë së Veriut!

Më: 1 maj 2022 Në ora: 11:17
Burhan Aliji: E dëshiroj edhe kupën e Maqedonisë së Veriut!

Futbollistët e Sileksit kanë fituar titullin kampion në Ligën e dytë-Perëndim. Ata mposhtën Teteksin me rezultat 2-0 dhe dy javë para përfundimit të kampionatit siguruan vendin e parë, shkruan Open-TV.

Sileksi vetëm pas një viti pauze rikthehen në elitën e futbollit vendor.

Mesfushori me përvojë nga Kumanova dhe njëri nga lojtarët më të mirë të Sileksit, Burhan Aliji nuk luajti, për shkak të një dëmtimi.

Pas ndeshjes, ai u shpreh i lumtur.

“Natyrishtë që po, sepse u bëm kampion dhe po kthehemi aty ku e kemi vendin. Ishte një sezon i shkëlqyeshëm, kemi pasur ndeshje shumë të mira dhe jemi krenar me ekipin”, deklaroi Aliji.

“Megjithate këtu nuk do të ndalemi, pasi Sileksi  e dëshiron edhe kupën. Jemi fitues aktual dhe në finale kundër Makedonija GJP me 20 maj të triumfojmë në mënyrë që të fitojmë kurorën e dyfishtë”, pëfundoi Burhan Aliji.

Sileksi është në vendin e parë me 65 pikë, dhjetë më shumë se e dyta Voska Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat