Mesazhi rrëqethës i yllit të Serisë A për Raiola-n

Futboll

Mesazhi rrëqethës i yllit të Serisë A për Raiola-n

Më: 1 maj 2022 Në ora: 12:44
Mesazhi rrëqethës i yllit të Serisë A për Raiola-n

Orët e fundit kanë qenë shumë të trishtuara për shkak të ndarjes nga jeta të super menaxherit Mino Raiola. 54-vjeçari i ka thënë lamtumirë shumë yjeve të botës së futbollit për interesat e të cilëve është kujdesur me përkushtim.

Përveç “të mdhenjve” Ibrahimovic, Balotelli dhe Pogba, edhe të rinj si Haaland, Donnarumma dhe Moise Kean. Pikërisht sulmuesi i Juventus-it ka bërë një mesazh shumë prekës në rrjetet sociale për menaxherin e ndarë nga jeta.

Akoma nuk arrij ta besoj, më kë hequr nga rruga dhe më ke mësuar shumë vlera në jetë”, ka shkruar Kean në Instagram. “Të them të drejtën, nuk është një lamtumirë për ne, duke parë se do të jesh gjithmonë në zemrën time”.

Sulmuesi italian është një nga lojtarët e shumtë që menaxhoheshin nga Raiola. Postimi në Instagram i futbollistit është i shoqruar me një video të shkurtër.

Përveç fundit të marrëdhënies, vdekja e Raiola-s ka qenë padyshim diçka shumë  e fortë në aspektin njerëzor për sulmuesin e Juventus-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat