Liverpool mbush arkën falë marrëveshjes me sponsorin

Futboll

Liverpool mbush arkën falë marrëveshjes me sponsorin

Më: 1 maj 2022 Në ora: 12:57
Liverpool mbush arkën falë marrëveshjes me sponsorin

Një pjesë e konsiderueshme në aspektin financiar të një klubi futbolli arrihet nëpërmjet sponsorave të ndryshëm që reklamohen në fanellat e skuadrave. Shumat që përfitohen janë të jashtëzakonshme, mirëpo Liverpool mund ta dërgojë në një nivel tjetër pasi drejtuesit e The Reds po përgatiten të rinovojnë marrëveshjen me Standart Chartered.

Aktualisht Liverpool përfiton 40 milionë paund nga marrëveshja me bankën angleze e cila mbyllet në fundin e sezonit të ardhshëm. Mirëpo, me t’u rinovuar kontrata të kuqtë do të përfitojnë dyfishin e të ardhurave aktuale.

E përkthyer në shifra do të thotë se Liverpool do të arkëtojë 80 milionë paund, një shifër e cila do t’i bënte anglezët rekordmenë në të ardhurat e përfituara nga sponsorët në fanellë duke lënë të gjithë klubet e Kontinetit të Vjetër pas krahëve.

Sipas të dhënave, Liverpool është klubi me më shumë fanella të shitura në botën e futbollit dhe një statistikë e tillë i jep të drejtë drejtuesve të klubit të pretendojnë shifra tejet të larta për secilin sponsor që pretendon të reklamohet në fanellën e kuqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat