Braziliani i Arsenalit në radarët e italianëve

Futboll

Braziliani i Arsenalit në radarët e italianëve

Më: 1 maj 2022 Në ora: 20:10
Braziliani i Arsenalit në radarët e italianëve

Juventusi do i nënshtrohet një revolucioni të madh gjatë merkatës së verës, teksa drejtuesit kanë filluar që tani të mendojnë për lojtarët që duan të kenë në ekip.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë “peshkuar” në Premier League, teksa mbrojtësi brazilian i Arsenlait ka rënë në radarët e bardhezinjve.

Bëhet fjalë për Gabriel Magalhaes, me Juven që kërkon të filloj bisedimet me skuadrën angleze për të siguruar transferimin e lojtarit në Seria A.

Mbrojtësi brazilian ka luajtur 30 ndeshje në Premier League këtë sezon, madje ka arritur të shënojë edhe tre gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat