Ja paraqitja e legjionarëve shqiptarë në Europë

Futboll

Ja paraqitja e legjionarëve shqiptarë në Europë

Më: 2 maj 2022 Në ora: 12:22
Ja paraqitja e legjionarëve shqiptarë në Europë

Legjionarët kuqezi kanë dhuruar të tjera paraqitje pozitive edhe për këtë fundjavë që sapo lamë pas. Futbollistët shqiptarë që aktivizohen në klubet europiane kanë marrë minutat e tyre, duke marrë edhe vlerësime të mira nga uebsajti i specializuar për statistika “Sofascore”.

Marash Kumbulla është rikthyer të luajë titullar me Romën, duke u aktivizuar për 90 minuta me kryeqytetasit në ndeshjen ndaj Bologna-s.

Janë bërë të zakonshme edhe “Derbit shqiptarë” në kampionatin Italian, për shkak të numrit të madh të futbollistëve kuqezi që aktivizohen aty, teksa këtë fundjavë, në ndeshjen Spezia – Lazio, luajtën përballë njëri-tjetrit, sulmuesi Rey Manaj dhe portieri Thomas Strakosha.

Minuta të plota pati këtë javë edhe për Krisjtan Asllanin në radhët e Empolit, me futbollistin kuqezi që është kthyer në një titullar të padiskutueshëm.

Në Spanjë, Myrto Uzuni luajti për 76 minuta me Granadën ndaj Celta Vigos, ndërsa në Turqi, treshja kuqezi e Bolusporit Selmani – Roshi – Balaj ndihmuan skuadrën në fitoren në transfertë ndaj Adanasporit.

Armando Broja, Enea Mihaj, Ylber Ramadani, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Endri Çekiçi e Herdi Prenga  gjithashtu u aktivizuan me skuadrat e tyre në kampionatet përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat