Tifozët pushtojnë fushën pas ndeshjes

Futboll

Tifozët pushtojnë fushën pas ndeshjes

Më: 3 maj 2022 Në ora: 12:22
Tifozët pushtojnë fushën pas ndeshjes

Tifozët pushtojnë fushën pas ndeshjes!

Fulham ka siguruar matematikisht rikthimin në Premier League teksa mposhti në ndeshjen e parafundit Lutonin me rezultatin e thellë 7-0 duke u shpallur kampione e Championship me 90 pikë, një javë para fundit të kampionatit.

Kështu, klubi londinez do të rikthehet në elitë ku pjesëmarrjen për herë të fundit e regjistroi në sezonin 2019-2020, teksa tifozët nuk e mbajtën dot entuziazmin dhe pushtuan fushën menjëherë pas vërshëllimës finale të arbitrit.

Ndonëse organizatorët ishin kujdesur për këtë detaj, duke paralajmëruar fansat të mos futen në fushë nëpërmjet një teksti në ekranin e madh të stadiumit, entuziazmi ishte vërtetë i madh dhe të gjithë shpërthyen në festë, bashkë me lojtarët në fushën e blertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat